Kronikë

Tiranë/ Mbushën parcelat me 120 bimë kanabis në fshatin Kryezi për herë të dytë, shkatërrohet 'grupi', 7 të arrestuar, mes tyre një kryeplak! Sekuestrohen 5 armë dhe 11 telefona (Emrat)

8 Shtator 2021, 17:39| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 18:38

  • Share

120 bimë kanabis të mbjella në disa parcela në fshatin Kryezi në Tiranë janë asgjësuar ditën e sotme, ndërsa në pranga kanë rënë 7 "pronarët", mes të cilëve është edhe një kryeplak fshati. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se të arrestuarit janë Lulzim Cullhaj, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi, Gert Gjoshi, Xhemal Hidri.

Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në 2020 po i njëjti grup dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për mbjellje lëndësh narkotike po në të njëjtin fshat.

Operacioni Kryezi është finalizuar pas një hetimi 4 mujor dhe bazuar në provat e mbledhura rezulton se të arrestuarit në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi 120 bimë kanabis të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor. 

Nga kontrolli  i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Veprat penale për të arrestuarit:

  • •Lulzim Cullhaj 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .
  • •Dashamir Hasanaj 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
  • •Erdit Muca, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
  • •Alfred Muca 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
  • •Kadri Gjoshi 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
  • •Gert Gjoshi 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
  • •Xhemal Hidri 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati I Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale  ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

Komento

Komente

  • ylli: 08/09/2021 16:02

    kto jan parcelat e atij katunarit qe ka markaten e peshkut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?