Kronikë

Tiranë- Lojëra fati dhe drogë në lokal, arrestohet pronari 27-vjeçar

24 Tetor 2019, 17:26| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 17:35

  • Share

TIRANE- Një 27-vjeçar me iniciale D.SH. ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se kishte lejuar aktivitetin e lojërave të fatit në lokalin e tij në rrugën 'Konferenca e Pezës', ku mendohet se shpërndante edhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh.

"Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?