Bandat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës, vendeve të NATO-s dhe SHBA kanë zhvilluar koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë.
Në koncertin madhështon ‘110 vjet Forca të Armatosura -Së bashku për paqen’ performuan mbi 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.
Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri. Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.
Mbështetës të këtij eventi janë: Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.