Sociale

Tiranë/ Nga 2 qershori nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe! Hap pas hapi të gjitha procedurat që ndiqen

30 Maj, 15:31| Përditesimi: 30 Maj, 16:53

  • Share

Nga e hëna e 2 qershorit Bashkia e Tiranës do të hapë zyrtarisht procesin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit, apo edhe kalimin e të vegjëlve nga çerdhja në kopsht.

Prindërit do të kenë në dispozicion një afat 20-ditor për të kryer aplikimin, i cili do të mbyllet më 22 qershor, ndërsa edhe këtë vit i gjithë procesi do të realizohet online, përmes një platforme të dedikuar ne adresën e-femijet.tirana.al/

Hapi i parë që prindi duhet të bëjë është ai i regjistrimit në këtë platformë. Pra, një llogari personale me të dhënat bazë të vetë prindit si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe adresa e email-it.  

Pasi të kenë hyrë në sistem, prindërit do të jenë përballë 4 opsioneve: regjistrim në çerdhe, regjistrim në kopsht, transferim nga çerdhja në kopsht apo transferimet nga njëra çerdhe në tjetër apo nga njëra kopsht në tjetër.

Për të regjistruar për herë të parë fëmijën në çerdhe, zgjedhin opsionin "regjistro në çerdhe" që gjendet në faqen kryesore të platformës. Në vijim, prindërit seleksionojnë njësinë administrative ku banojnë dhe më pas çerdhen apo kopshtin në atë njësi që preferojnë për fëmijën e tyre. Procedura identike ndiqet edhe për regjistrimin në kopshte. Të gjitha çerdhet dhe kopshtet në zonën ku prindërit jetojnë mund t’i gjejnë po në platformë përmes një harte të dedikuar.

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte përfshijnë: certifikatën personale dhe atë familjare të fëmijës, vërtetimin e punës së prindërve, ku duhet të pasqyrohet edhe paga mujore si dhe vërtetimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore, që mund të sigurohen përmes portalit e-albania. Po ashtu, është e domosdoshme dorëzimi i vërtetimit të vaksinimeve të fëmijës.

Për fëmijët që kalojnë nga çerdhja në kopsht, kërkohen certifikatat personale dhe familjare, si dhe një vërtetim banimi që dëshmon se familja ndodhet pranë institucionit. Në rastet kur kërkohet transferimi i fëmijës nga një çerdhe në një tjetër, është e nevojshme të dorëzohet edhe një dokument që justifikon arsyet e lëvizjes.

Për fëmijët që i përkasin kategorive të veçanta apo atyre vulnerabël, kërkohen dokumente shtesë që vërtetojnë statusin e tyre specifik.

Të gjithë prindërit duhet të paguajnë fondin e garancisë prej 5,000 lekësh, e cila kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky fond është i detyrueshëm për të përfunduar procesin e regjistrimit.

Për të gjitha këto procedura, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 8 video shpjeguese, të cilat gjenden në faqen femijetetiranes.tirana.al.

Adresat për secilën formë aplikimi janë si më poshtë

Regjistrimi në platformë: https://femijetetiranes.tirana.al/regjistrimi-ne-platforme/

Verifikimi i institucioneve në hartë: https://femijetetiranes.tirana.al/verifikimi-i.../

Aplikim për kalimin e fëmijës nga çerdhja në kopsht: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per-kalimin-e.../

Aplikim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per.../

Aplikim për regjistrimin e fëmijëve në kopsht: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per.../

Aplikim për transferimin e fëmijës në një çerdhe tjetër: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per.../

Aplikimi për transferimin e fëmijës në një kopsht tjetër: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per.../

Ngarkimi i faturës për pagesën e fondit të garancisë: https://femijetetiranes.tirana.al/ngarkimi-i-fatures-per.../

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?