TIRANË - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në një lokal pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Shtatë persona kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, mes të cilëve 2 prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.
Në përplasje e sipër është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri nga njëri prej personave të përfshirë në konflikt.
Në vendgjarje është gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa nuk ka të dëmtuar nga të shtënat.
Komento
Komente
