Kronikë

Tiranë/ Po riparonte makinën me gurë fresibël, plagoset dhe humb jetën 56-vjeçari

31 Gusht 2024, 09:13| Përditesimi: 31 Gusht 2024, 09:35

  • Share

Një 56- vjeçar me inicialet A. M, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pranë rrugës "Siri Kodra" në Tiranë.

Sipas policisë, mësohet se 56- vjeçari ka qenë duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël dhe aksidentalisht është çar guri dhe e ka prerë në kokë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën "Siri Kodra", shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?