Arma me të cilën qarkullonte libanezi 20-vjeçar oa leje

Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës, arrestohet 20-vjeçari libanez

15 Mars 2021, 09:41| Përditesimi: 15 Mars 2021, 09:48

  • Share

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Muhamed Binali, me origjinë libaneze, i cili qarkullonte me një armë zjarri pa leje në zonën e Laprakës, në Tiranë.

“Shqiponjat” arritën të vinin në pranga të riun në rrugën "Lord Bajron", me ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve të cilët i informuar lidhur me faktin se ai qarkullonte me armë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme "Shqiponjat" lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme "Shqiponjat" ka bërë të mundur që në rrugën "Lord Bajron" të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?