Tiranë/ 3 goditje me thikë studentit, dërgohet tek Trauma, arrestohet autori 19-vjeçar

21 Nëntor, 12:15| Përditesimi: 21 Nëntor, 16:46

  • Share

TIRANË- Në kohën kur para ministrisë së Arsimit prindër, të rinj e të reja në një pjesëmarrje të lartë si kurrë më parë në tubime për kauza sociale, kërkonin siguri, dorëheqjen e ministres Ogerta Manastiliu dhe marrje të masave pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Canit pranë shkollës, një tjetër i ri u godit me thikë në Tiranë.

Aron Demiraj vetëm 20 vjeç u qëllua me thikë në “Qytet Studenti”, ku edhe jeton. Burimet thonë se ai mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 19 vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Autori i dyshuar, Ajdin Ajvazi 19 vjeç, u arrestua, ndërsa policia po heton për shkaqet e plagosjes, që siç burime thonë për Report Tv, gjithçka nisi pas fjalëve “pse më bllokove rrugën”.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndoca: 21/11/2024 15:52

    Ja baj me dijet instancavet, tan lacat e rrepublikes ka 14 vjec e lart mi skanu fije per pe, mi pyjt per alfabetin e kush i ka syzet katrore gold e marsupin LV me e shoqerue n komisarjat. Kush s binet mi qellue 3 her me çok!

    Përgjigju
    • Brravo: 21/11/2024 18:28

      Ndoca te lumt je i vetmi qe flet gjuhen ilire.pergezime

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?