Kronikë

Tiranë/ Sherr me sende të forta mes 3 të rinjve, 2 të lënduar, policia nis hetimin

15 Shkurt, 17:35| Përditesimi: 15 Shkurt, 17:56

  • Share

TIRANË- Policia ka nisur hetimin pas një sherri që ka ndodhur mes 3 të rinjve, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, kanë qëlluar njëri-tjetrin për motive të dobta.

'Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari,  të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?