Kronikë

Tiranë/ Shembulli 'ideal' nga mësueset e shkollës 'Çajupi', sherr me karrige! I bashkohen edhe të afërmit, njëri prej tyre ushtarak, dyshohet se qëlloi me armë në ajër! 4 të plagosur me sende të forta

11 Tetor 2021, 09:00| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 09:33

  • Share

Janë vendosur në 'krye' të edukimit të brezit të ri, por dy mësuese në Tiranë kanë dhënë shembullin më të keq për nxënësit e tyre, e madje duke i vënë në rrezik edhe jetën. Ngjarja e paprecedentë ndodhi pranë shkollës 'Çajupi', ku dy mësueset, Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, u përfshinë në një sherr, nga ku mbetën të plagosur me sende të forta 4 persona, njëri prej të cilëve  E.K 32 vjeç i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Mësueset u konfliktuan fillimisht verbalisht në oborrin e shkollës, më pas për t'u sqaruar shkuan në një lokal, por gjërat agravuan dhe konfliktit mes tyre iu bashkuan edhe familjarët e të dyja palëve.

Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta, duke përdorur edhe karriget. Bëhet me dije se mes të afërmve të mësuesve ka qenë edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si Çim Qefalia, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 5 personat e përfshirë në sherr, ndërsa nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tyre. Pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë, Ministria e Arsimit ende po pret një raport të plotë të ngjarjes që ka ndodhur nga organet përkatëse.

"Në bazë të versionit zyrtar të ngjarjes do të merren mesa, nëse është ligjërisht e nevojshme", bën me dije Ministria.

Arma dhe kapelja 

Foto nga vendi i ngjarjes

1633940023_Screenshot2.jpg

Një nga karriget e perdorura ne zenke

 

 

 

Ora 11:05
Sherri pranë shkollës 'Çajupi' në Tiranë, dy mësuese u zunë në oborr të shkollës e më pas shkuan në lokal,  ndërhynë edhe familjarët

Në papërgjegjshmëri totale, dy mësuese kanë qenë ato që nisën sherrin pranë shkollës 'Çajupi' në Tiranë, ku të shtënat me armë rrezikuan edhe jetën e nxënësve. Mësohet se dy mësueset, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije, nisën të konfliktoheshin verbalisht në oborrin e shkollës e më pas, për t'u sqaruar shkuan në një lokal. Por gjërat dolën jashtë kontrollit kur sherr ndërhynë edhe familjarë të tyre, njëri prej të cilëve qëlloi edhe me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të plagosur.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 11/10/2021 22:45

    E turpshme sjellja vandale e sotme nxitur nga sherri i zyshave!!!E turpshme qe ata qe duhet te tregojne etike para femijeve, nuk e kane per vete! C'rendesi ka per cfare u zune??? Pse permenden perhere dashnore e parti??? Te jene zene per cfare te kene dashur, puna eshte cfare eshte ky rrezik qe krijojne dy mesuese qe duhet te shperndajne dije, se edukaten ta jep familja!!!Shoqeri e dhunshme qe ne rrenje! Tmerr ...

    Përgjigju
  • Bledi: 11/10/2021 13:54

    Mesa duket Jan rrahur per doktoraturen kush e ka bere me bukur, ose per hajdarin e kryetarit te deges se partise

    Përgjigju
  • Berishoviqi: 11/10/2021 13:25

    A ka zot qe i ndal kto maloket ? A duhet te ket ne Evrop ndonji krahin me te prapambetur dhe me te pabes? Tu shoft fara o sllavo-kosovari Sali berisha qe e bone shqipnin e mesme Kabul

    Përgjigju
    • Ilir: 11/10/2021 16:58

      Mbiemrat Toptani dhe Qinami... nuk duken si"kto maloket"... apo jo!?

    • Hajdari: 11/10/2021 16:57

      O ti malok u diktove kot e ke.

  • E verteta: 11/10/2021 12:44

    U zun per dashnorin ..

    Përgjigju
  • Qwert: 11/10/2021 12:43

    Mesueset e ben sherrin per nje burr eh skan faj te shkretat se pallohen te dyja me nje burr..pun dashnoresh

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 11/10/2021 12:12

    O Uku Momlit jane patronazhiste ato qe i bejne keto sepse ato i sherbyen Rames per fushaten e zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Arber: 11/10/2021 11:41

    Turp e faqja e zeze.Ja shembelltyra e brezit te ri qe po edukojne keto mostra.Edhe pastaj habitemi se si ka mundesi qe te rinjte kane sjellje te çuditeshme deri edhe kriminale. Keto mostrat qe fatkeqesisht jane mesuese jo vetem qe duhet te marrin denime shembullore por edhe ata qe i kane emeruar , referuar dhe nuk kane reaguar.Ky akt tejet i shemtuar duhet te jete nje kembane alarmi qe te gjithe mesuesit se pari duhet te jene njerez dhe jo kafshe pastaj vijne ato kriteret profesionale ,Ju rofshin port-alet. Ketu duhen komisjone me mjeke psikiater , psikologe e karaktaristika nga te gjitha anet se po shkaterojme te ardhmen me keto lloj shtazesh gjithefarelloj .

    Përgjigju
  • Baçevan: 11/10/2021 11:33

    Kto sjane mesues, jane militant, I kane gjet nje vend pune, Pa arsim perkates! Kontrolloni diplomat dhe do e shikoni.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/10/2021 11:19

    Keta nuk jane mesues,edukatore te femijve dhe te rinj. Jane talebanet e politikes shqiptare tridhjetvjeçare

    Përgjigju
  • LORA: 11/10/2021 10:51

    Ky eshte rerror i simuluar. Orkestruesit e terrorit dihet kush jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?