Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Ushtronte aktivitet të lojrave të fatit në lokal, arrestohet një 30-vjeçar

5 Shtator 2020, 10:54| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 11:00

  • Share

TIRANË- Një 30-vjeçar në Tiranë u arrestua pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitet të lojrave të fatit.

Nga kontrollet e policisë në ambientet e lokalit në pronësi të 30-vjeçarit me iniciale Ë.M., në rrugën "Fitnete Rexha", u gjetën 5 kompjutera, 1 pritnter dhe 4 aparate celularë.

"Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë.M., 30 vjeç, pasi në rrugën "Fitnete Rexha", në ambientet e lokalit që kishte në administrim ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, 1 printer dhe 4 aparate celularesh" - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

I.K/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?