Tiranë/ Vetëm 5 ditë në punë! Punëtori vdes në pallatin e nënkryetarit të shoqatës së ndërtuesve

27 Maj, 14:48| Përditesimi: 27 Maj, 19:18

  • Share

TIRANE- Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punën pranë kompanisë “Andi Konstruksion”, e cila po ndërton pallat në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

Edhe këtë të hënë, (27 maj) kishte shkuar si çdo ditë në punë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Herët në mëngjes rreth orës 08:20 ra nga lartësia, nga kati i 7, duke marrë dëmtime të rënda të cilat rezultuan fatale dhe i morën jetën. 53-vjeçari - bëjnë të ditur burime nga policia, po ngjiste kova me llaç, por siç pamjet tregojnë – pallati në ndërtim nuk ka as skelë apo rrjet ndërtimi.

Burime nga Inspektoriati i Punës thonë se punëtorit Adrian Fejzullahu ishte i siguruar.

Subjekti ndërtues i pallatit është “Andi Konstruktion’. Nga një verifikim në QKR rezulton se ka për administrator Latif Mihën, njëkohësisht nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në mesin e pasigurisë në punë, tek një ndërtues me pozicione të tilla, është e pa tolerueshme të gjesh probleme në kushtet e sigurisë teknike për punonjësit, kur duhej të ishte i pari që të ngrinte zërin për të drejtat e punëtorëve dhe jo vetëm interesat e ndërtuesve.

Pallati në të cilin punimet kishin nisur prej korrikut 2023 ka afat të përfundimit dhjetorin e vitit 2027.

Vetëm gjatë muajit maj kanë humbur jetë gjatë aksidenteve në punë 5 persona

1716820263_3f89f120ec354aebabef51fca3a475ef.jpg

 

 Adrian Fejzullai 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/05/2024 02:25

    /ANDI/,cfare kafesh?! Nuk e shikon rezymene e pronarit te pallatit?! Ky s'ka nevoje as te jape kafe,as te jape para nen dore,ky eshte pjese e elites /te paprekshme/.

    Përgjigju
  • Andi: 27/05/2024 19:34

    Ku jane inspektoret, apo kane marre kafet qe te mos duken? Sime eme, per ndertimin e shtepise dy kateshe, i kane shkuar 5 here per kontroll, ngaqe nuk i doroviste njeri! Mjere punetoret e gjore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?