Tiranë/ Vodhën 100 mijë lekë nga 2 kasaforta në banesën në 'Ali Dem', kapet njëri prej autorëve, tjetri ende në kërkim (EMRI)  

22 Gusht 2022, 13:09| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 16:48

  • Share

Një 27-vjeçar, Kristian Fusha ka rënë në prangat e bluve të Tiranës pasi akuzohet se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, një 23-vjeçar me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.

Fusha në bashkëpunim me 23-vjeçarin e shpallur në kërkim, më 14 korrik kanë vjedhur në një banesë në lagjen "Ali Demi", 2 kasaforta me prej 100 mijë lekësh si dhe mjete identifikimi. Mësohet se 27-vjeçari i arrestuar ka qenë dhe më herët i dënuar për vjedhje.

Dy të rinjtë dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera nëpër banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?