Foto ilustruese

Tiranë/ Vodhën para dhe drejtuan mjetin në gjendje të dehur, 8 të arrestuar, 1 i shpallur në kërkim

28 Shkurt 2023, 12:46| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 12:53

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale që nga vjedhja e deri te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim. Dy prej tyre, të rinj 30-vjeçar akuzohen për vjedhje. Njëri prej tyre ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke vjedhur një shumë parash në një lokal, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Një tjetër 30 vjeçar, banues në Paskuqan është arrestuar nga policia  pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".  Gjithashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar katër persona pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur,  N. K., 36 vjeç, B. L., 54 vjeç, A. K., 52 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç.

Një tjetër 21-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

Gjithashtu, një 63-vjeçar A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar për shkelje të rregullavetë qarkullimit rrugor,  pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.      

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?