Ekonomi

Tiskens: BankaGjermane - KfW në fokus mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ujit në Shqipëri 

25 Korrik 2019, 21:01| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 21:04

  • Share

Christoph Tiskens, Drejtori i Përgjithshëm i Europës Juglindore dhe Turqisë , KfW- Banka Gjermane për Zhvillim priti në një takim zyrtar në zyrat qëndrore të KfW, Frankfurt Alqi Bllakon, Drejtor i Përgjithshëm, AKUM- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës -Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Tiskens garantoi se KfW do të vazhdojë të mbështesë ngushtësisht Shqipërinë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe sektorin e mbetjeve. KfW në kuadër të mbështetjes financiare që i jep Shqipërisë dhe investimeve e projekteve aktuale në sektorin e ujit do të vijojë fokusin e saj  për jetësimim e projekteve strategjike,  jo vetëm për të garantuar zhvillimin dhe  qëndrueshmërinë e sektorit, por edhe ofruar qytetarëve shqiptarë përmirësimin e cilësisë së jetës.



Bllako nga ana e tij njohu Tiskens dhe ekipin e KfW me zhillimet më të fundit në sektor si prioritet strategjik i qeverisë shqiptare dhe nënvizoi -: “ Partneriteti strategjik me KfW është realitet i suksesshëm në Shqipëri. Bashkitë që janë mbështetur financiarisht dhe projektet e implementuara nga KfW , sot kanë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme për qytetarët, jo vetëm në shërbimin cilësor që ofrojnë por edhe për performancën e qëndrueshme për shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve, duke sjellë  kështu rritje të ndjeshme të përformancës së tyre”
Bllako u ndal dhe fokusua  në kërkesën e AKUM për mbështetjen nga KfW  të  ujësjellës – kanalizimeve për Tiranën, duke theksuar arritjet e deritanishme,  por dhe sfidat aktuale për zgjidhjen përfundimtare të infrastrukturës së ujësjellës - kanalizime në Tiranë. Ky projekt  vlerësohet si ndër më strategjikët për Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë .  “Tirana sot po përjeton një transformim të shpejtë rrënjësor.  Bashkia Tiranë, si një bashki model në menaxhim e administrim, sfidon veten çdo  ditë për t’ju ofruar një jetë cilësore qytetarëve. Ne duhet t’i mundësojmë Bashkisëdomosdoshmërisht një infrastrukturë moderne e bashkëkohore,  për t’i dhënë mundësinë t’i shërbejë denjësisht kryeqytetasve në këtë sektor jetik”

1564081407_BANKA2.jpg

Programi Infrastruktura BAshkiake V që pritet të mbështetet nga Banka Gjermane - KfW me 130 milionë Euro, synon të nisë zbatimin brenda vitit 2020 dhe të shtrihet  në 11 qytete Shkodër, Lezhë, Kamëz, Elbasan, Berat, Kucovë, Lushnjë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë e Fier. Ky program është aktualisht në fazën përgatitore studimore. Investimi do të synojë rehabilitimin e modernizimin e sistemeve UK si dhe ndërtimin e të paktën 3 impianteve trajtimi të ujërave të përdorura

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?