Një nga pyetjet e studentëve të gazetarisë këtë sezon ishte të gjenin një titull për lajmet në gazetë dhe në media online(portal). Historia ishte një ngjarje reale, fliste për shkatërrimin e një grupi që organizonte prostitucion në Tiranë.
Shumica kishin bërë tituj të tillë si: Prostitutat e luksit. Ja sa para duhen për një natë seks…
Po sa? - e pyeta!
Aha, po e thashë në titull unë, se klikon më njeri.
Kishin të drejtë. Në të gjitha mediat online, apo edhe të printuara, titujt e lajmeve gjithnjë e më shumë po “misterizohen”, në emër të joshjes së lexuesve të klikojnë lajmet. Ndaj po sygjeroj ca tituj të gatshëm.
Shpërthen deputeti. Ja çfarë i thotë kryetarit…
Thyhet rrjeti. Ja çfarë ka veshur këngëtarja…
Çmenden fansat. Ja çfarë i ka bërë gjoksit ylli i skenës…
Burri kap gruan me dashnorin. Ja ku e kishte futur kokën…
Dënohet prostituta. Ju kush ishin klientët e mi…
Rrëfehet i penduari. Ja sa para i dhashë ministrit…
Deputeti me dashnore: Shikojeni kush është…(edhe pse ai mund të jetë në Irlandë)
Ministri me makinë të re. Ja sa i kushton vetëm pasqyra…
Ja çfarë thotë këngëtari për tradhtinë e ish gruas…(edhe pse ai mund të thotë: për këtë temë nuk dua të flas).
Nëse ndonjë ditë nuk do të keni ndonjë shkrim të denjë për të hapur gazetën, mund të vendosi këtë titull:
Doni të dini çfarë lajmesh kemi sot? Hapeni gazetën po deshët.
Sh teme interesante (e trajtuar fiks ne te njejten menyre nga Lutfi Dervishi para ca muajsh)
PërgjigjuJu pergezoj. Nuk mund ta them me saktesi sa here kam menduar si Ju per titujt bombastike e asnje permbajtje qe te pershtatej me ta qe kam lexuar
PërgjigjuMe ne fund Ciljeta tregon sekretin e gjoksit te Madh ... e kam te trasheguar nga gjyshja