Nicolo Fagioli

Titullari i Juventusit nën hetim për baste të paligjshme, rrezikon tre vite pezullim

11 Tetor 2023, 10:48| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 10:49

  • Share

Nuk ka paqe jashtë fushe për Juventusin. Pas çështjes "Prisma" me plusvalencat dhe fshehjen e të ardhurave, apo përjashtimit nga Conference League dhe daljes pozitiv me doping të Paul Pogba; "Zonja e Vjetër" duhet të merret edhe me akuzat për të riun Nicolo Fagioli.

Mesfushori i Juventusit i lindur në vitin 2001 është nën hetim nga Prokuroria e Torinos pasi dyshohet se ka vendosur baste në platforma të paligjshme, diçka e ndaluar nga neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive, që nëse vërtetohet mund të çojë në një pezullim minimal prej tre vitesh ose më shumë ( plus një gjobë prej 25 mijë euro ose më shumë).

Kumari nuk është krim (gjithsesi është i ndaluar nëse bastet vendosen me bastevënës të paautorizuar nga shteti italian), por neni në fjalë specifikon ndalimin "për subjektet e sistemit federal, për menaxherët, për anëtarët e shoqërive që i përkasin sektorit profesional të vendosin ose pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe nga palët e autorizuara për t'i marrë ato, të cilat kanë si objekt rezultate në lidhje me ndeshjet zyrtare të organizuara në kuadër të FIGC, FIFA dhe UEFA".

Hetimi nga Prokuroria e Torinos ka nisur prej muajsh dhe prokuroria e FIGC-së është në dijeni edhe për procedurën, teksa palët javë vendosur në dijeni në fundin e gushtit të këtij viti.

Tani do të jetë çështje e hetimit nëse Fagioli ka vënë vërtet bast dhe mbi të gjitha se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij sportive, e cila sapo ka nisur, me djaloshin e mesit të fushës që ka marrë edhe fanella titullari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 11/10/2023 11:21

    MA PER I GOBBI LADRONI QUESTA COSA ENTRA NELLA NORMALITA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?