Aktualisht partitë janë të detyruara që të vendosin gra në gjysmën e karrigeve të këshillave bashkiakë, si dhe të garantojnë 30 të vendeve në parlament për to. Por kjo situatë pritet të ndryshojë, dhe masat për barazi të plotë gjinore të përfshijnë jo vetëm sferën publike, por edhe atë private.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të shkruar një ligj të ri për barazinë gjinore. Drafti ende nuk është hedhur për konsultim publik, por në këtë fazë po punojnë ekspertë të cilët përfshijnë botën akademike dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Në përputhje me rekomandimet e Kombeve të Bashkuara, ligji i ri duhet të pasqyrojë një realitet të saktë për barazi dhe nuk mund të lihet jashtë edhe sektori privat. Parimet e vendosura në draftin e ri pritet të kërkojnë barazi gjinore edhe mes ligjvënësve shqiptarë, njëjtë si sot këshillat bashkiakë, gjë që do të dojë ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Po ashtu, në institucionet shtetërore, për zonjat duhet të garantohet gjysma e pozicioneve vendimmarrëse. Në sektorin privat, sipas draftshkruesve, nëpër borde drejtuese, duhet të garantohet sërish barazia e plotë gjinore, 50 me 50.
Ministria nuk i ka vendosur grupit të punës ndonjë afat se kur duhet të përmbyllet shkrimi dhe kalimi për miratim i këtij ligji. Kodi i ri Zgjedhor, me lista pjesërisht të mbyllura e bën të vështirë që të ruhet edhe kuota 30 % e grave, sidomos në ato qarqe të vogla ku partitë marrin pak vende. Ndryshimet, nëse do të ndodhin, do të mund të aplikojnë jo në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa vendimmarrja në fund do të jetë në vizionin e vetë liderëve të partive që të përfshijnë ose jo gra në politikë në mënyrë të barabartë me burrat.
Vendos populli , ndoshta i do edhe 80% gra populli dhe 20% burra ! Keto ligje Jane ligje pa lidhje me realitetin! Lerjani sovranit , ne liste nga 100 le te jene 50/50 lista ama nese populli voton le te jete 60-40 apo shifra te tjera ! Me pak fjale ligje eshte kollaj te besh ama ligjet duhet te jen shembylltyr e realitetit jo e trillerit
PërgjigjuDuhet ta specifikojne ligjin,se s'ka kuptim.I bje te jene gra si Vokshi,qe eshte burre,dhe burre si Gazi,qe eshte gru.Duhet me i rregullu keto gjona me ligj,qe t'jemi ok.
Përgjigju