Titulli i Skënderbeut, gafa e Etikës dhe e FSHF me provat nga UEFA

17 Prill 2018, 09:47| Përditesimi: 17 Prill 2018, 10:08

  • Share

Komisioni i Etikës dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë një gafë kur po shkruanin vendimin e dhënë për Skënderbeun në momentin që i hoqën titullin kampion. Kjo kuptohet qartësisht jo vetëm nga mishmashi juridik që kanë bërë me atë çështje, por as se çfarë provash kishin kundër Skënderbeut.

Në mënyrë absurde dhe shumë qesharake, Etika e si rrjedhojë FSHF që ia ka servirur, nuk di as se si quhet prova kryesore që ka ardhur nga zyrat e UEFA-s, i shumëpërfoluri sistemi BFDS. Kjo kuptohet qartë edhe nga fakti se në vend të emrit që i ka vendosur UEFA, FSHF i vendos emrin e një kompanie bastesh sportive.

Shkurtimi BFDS vjen nga “Betting Fraud Detection System” (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve), por në mënyrë absurde në dokumentet e Etikës për vendimin ndaj Skënderbeut, përshkruhet si “Bet Fair Detection System”.

Shkurtimi BFDS vjen nga “Betting Fraud Detection System” (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve), por në dokumentet e Etikës për vendimin ndaj Skënderbeut, përshkruhet si “Bet Fair Detection System”, kompani bastesh.

Nuk kuptohet ende se çfarë ka shtyrë FSHF-në dhe Komisionin e Etikës që të bëjë këtë gafë absurde me ndryshimin e emrit të sistemit që përdor si provë të vetme për dënimin, por “Bet Fair” është një nga kompanitë më të njohura të basteve sportive në Europë. Ndërkohë, FSHF ka fshirë gjithë dosjen e Etikës nga portali zyrtar, e gjitha kjo për të fshehur gafat e bëra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sportdashes: 17/04/2018 11:01

    Eshte bere me qellim,UEFA e ka denuar per te tjera ndeshje,komisioni e ka denuar per tjeter gje. Prandaj KAS e rrezoi kerkesen e komisionit. Loje piset dhe e ndyre e FSHF dhe e Armand Dukes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?