Gafurr Mazreku përplasje fizike me Azem Hajdarin

Gafurr Mazreku “Qytetar nderi” , Rama në mbledhjen e grupit: Propozim i turpshëm, ç’janë këta këshilltarë

18 Qershor 2018, 13:08| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 14:47

  • Share

Pas dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Hasit për Gafurr Mazrekun, i cili kreu atentatin brenda Parlamentit ndaj Azem Hajdarit, ka reaguar Kryeministri Rama.

Report Tv ka mësuar se Rama ka thënë se ky propozim është i turpshëm dhe se është bërë nga këshilltarët pa dijeninë e grupit të PS-së. Rama ka thënë se ky propozim s’duhet të ishte bërë kurrë.

S’duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e nuk dimë gjë.

Ç’janë këta të zgjedhur vendor që bëkan edhe peticione kundër nesh.

Edi Rama, deklarata brenda mbledhjes së grupit të PS-së

Gafurr Mazreku është ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. Në 18 shtator të vitit 1997, Mazreku i ka bërë një atentat brenda Parlamentit ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari, duke e lenë të plagosur me 5 plumba.

Mazreku u dënua me 12 vite burg, por u lirua pasi përfitoi amnisti në vitin 2001.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demokrati: 18/06/2018 16:40

    Azemi ka qene kriminel .

    Përgjigju
  • Admin: 18/06/2018 13:32

    Ate e dine Hasianet, cfare ishte Hajdari, akoma pishtare e di ti, prit te marim vesh Gjyqin e te shohim per cfare u vra,e nga kush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?