‘Titullin e fitojmë sërish’, Mba: Do rikthehem titullar, te Partizani s’ka racizëm

27 Shtator 2023, 12:01| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 17:00

  • Share

Fillimi i sezonit ka qenë i vështirë për Christian Mba, sulmuesin e Partizanit, i cili që pas dëmtimit në Kupat e Evropës kundër Valmiera-s nuk është kthyer ende titullar. Madje tani ndien edhe konkurrencën e Bintsouka-s, sulmuesit tjetër të kuqve i cili ka realizuar në dy ndeshje radhazi në Superligë me Partizanin.

“Jam gati për të nisur nga minuta e parë pavarësisht se e di që nuk jam në 100% tim. Konkurrenca me Bintosuka po më pëlqen sepse ne jemi futbollistë dhe pa garë nuk ka futboll,”-tha Christian Mba, futbollist i Partizanit.

Të kuqtë nuk do luajnë këtë mesjavë, pasi ndeshja derbi me Tiranën është shtyrë, por edhe pse jemi në fillim të sezonit sulmuesi nigerian është i bindur se Partizani do kurorëzohet kampion njëjtë si sezonin e kaluar.

“Ne do ta fitojmë titullin përsëri. Është i joni dhe do ia dalim. Sesa gola do të shënoj nuk mund ta them, por këtë do ta shohim në fund të sezonit,”-u shpreh Christian Mba, futbollist i Partizanit.

23-vjeçari foli edhe për ish-shokun e skuadrës tek të kuqtë, konglolezin Matondo, i cili së fundmi ka deklaruar se futbollistët me ngjyrë trajtohen ndryshe te Partizani.

“Gjithkush ka mendimin e tij. Nuk mund të flasë unë sesi është ndierë Matondo apo dikush tjetër. Sa më takon mua mund të them se më pëlqen këtu dhe sesi njerëzit sillen,”-deklaroi Christian Mba, futbollist i Partizanit.

Sfida e radhës për Partizanin në Superligë është kundër Skënderbeut në fundjavë, por deri më tani kampionët në fuqi kanë dy ndeshja të prapambetura, kundër Teutës dhe Tiranës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?