'Titullin nuk e festojmë pa tifozët', Egbo: E meritojmë edhe në tavolinë, nuk është hera e parë që na sulmojnë rivalët

11 Maj 2020, 16:41| Përditesimi: 11 Maj 2020, 18:18

  • Share

Pas 11 vitesh Tirana është shumë pranë fitimit të titullit kampion, por aktualisht kampionati është ndërprerë për shkak të koronavirusit. Në një intervistë për Report TV, trajneri i 24 herë kampionëve të Shqipërisë Emanuele Egbo, thotë se pret që futbolli të nisë sa më shpejt, ndërsa sipas tij në rast ndërprerje Tiranës i takon titulli në tavolinë.

“Siç e ka shprehur presidenti i klubit, kapiteni, lojtarët dhe të gjithë, e mira do të jetë të vazhdojë kampionati, pasi ne me këtë punë meremi. Pastaj në fund nëqoftëse e fiton Tirana do të jetë më mirë ta marim në fushë, por nëse kampionati ndërpritet pse most a marrim në tavolinë.”

I pyetur se si do të ishte festimi i titullit pa tifozë, për shkak të koronavirusit, Egbo Shprehet:

“Unë e kam thënë, presim ta fitojmë njëherë, por siç ka deklaruar edhe presidenti, klubi nuk duhet ta festojë titullin pa tifozë. Do të jetë për të mirën e të gjithëve që titullin ta festojmë me tifozë (pasi të ketë kaluar koronavirusi).”

Ndërkohë i pyetur për akuzat e rivalëve se Tirana po stërvitet këto kohë përkundër ligjit, duke krijuar një avantazh në luftën për titull nëse kampionati vazhdon Egbo përgjigjet:

“Nuk e di pse, sepse nuk kam parë vetëm një, por shumë njerëz, që thonë se Tirana ka bërë këtë ka bërë atë. Ne gjithmonë meremi me punën tonë. Unë e di se pa përjashtim të gjithë ekipet e tjera janë duike bërë stërvitje në mënyrë individuale.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?