Sistemi VAR është bërë sërish problem në javën e 6 të Superligës. Si të mos mjaftonte një javë më parë kur ndeshja Partizani-Kukësi u luajt pa VAR, e njëjta situatë është paraqitur edhe sot në Skënderbeu-Dinamo.
Para ndeshjes është konstatuar se ka probleme me monitorin e transmetimit të pamjeve të VAR dhe si rrjedhojë, ai nuk funksiononte për këtë sfidë.
Ndaj gjyqtari Andi Koçi ka drejtuar duelin pa ndihmën e teknologjisë, ndonëse deri në minutat e fundit është provuar që të rregullohet defekti.
Sa për kronikë ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos është mbyllur me shifrat 0-1.
Komento