Lushnjë- Një tjetër aksident ka ndodhur sot (5 gusht) në autostradën Lushnjë-Fier, me pasojë dy drejtuesit e tyre të plagosur, që u dërguan në spital.
Këtë herë dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Makina ‘Golf Volkswagen’, me targa AA522VN, ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga mjeti “Benz”, me targa AB861MT.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të disiplinuar trafikun, ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin. Sipas Policisë së Qarkullimit, mjeti tip “Golf” i ka prerë rrugën veturës tjetër.
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar po pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’, në aksin rrugor Fier Lushnje.
Disa makina mes tyre edhe një autobot që transporton çimento janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga pamjet e siguruara shohim se ky i fundit ka përfunduar i përmbysur anë të rrugës.
Komente
