Balerina e njohur Isida Mollaymeri deklaroi se shumë shpejt do kurorëzojë dashurinë e saj.
“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës.”-deklaroi bukuroshja.
Duke folur për partnerin e saj, ajo shtoi se ai e ka pranuar faktin që është një artiste.
“Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi.”, tha ajo.
Në fund, ajo ka folur edhe për procedurën e ngrirjes së vezëve.
“Ka disa kohë që e kam bërë. Faleminderit mjekësisë që ia kemi arritur kësaj dite. Kërkoj dhe pak kohë për veten time. Është një gjë që ti e ke ty, nëse ti do pas disa vitesh. Ora biologjike është ora biologjike. Është e imja dhe rritet në barkun tim. Nëse nuk e përdor për vete mund t’ja japësh dikujt tjetër. E kam bërë këtu në Shqipëri”, përfundoi Isida.