Shkëlzen Berisha

Tjetër fakt për korrupsionin e Berishës/ I dha Ismail Mulletit koncensionin e markimit të naftës pasi pagoi te Shkëlzeni 350 mijë euro

18 Qershor, 16:47| Përditesimi: 18 Qershor, 16:53

  • Share

Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Britaninë e Madhe konfirmoi shpalljen non grata të Sali Berishës për përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjes dhe për lidhje me krimin e organizuar.

Vendimi shkallmon përpjekjet e Sali Berishës për të mohuar veprimtarinë e tij korruptive.

Disa nga ithtarët e tij pyesin ende se ku janë provat e korrupsionit.

Unë po sjell sot në vëmendje një nga provat e korrupsionit të Berishës dhe përdorimit të pushtetit për pasurimin e Familjes.

Më datë 14 korrik të 2008, Shkëlzen Berisha dhe Ismail Mulleti lidhin një kontratë. Sipas kësaj kontrate, detyra e Shkëlzenit ishte ndërmjetësimi për blerjen e pronave në fshatin Rinia në Durrës, në zonën kadastrale 31 84, me numër pasurie 60/2, 60/3, 60/4, 60/5, 60/6, 60/7, 60/8, me sipërfaqe 57 494 m2.Shkëlzeni duhet të identifikonte shitësit potencial të tokës, identifikimin e pronave, të dhëna për shitësit etj.

Për këtë shërbim, i cili mund të kryhej në vetëm në pak minuta, me anë të një verifikimi nga institucionet shtetërore, Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.Fiktiviteti i shërbimit, me anë të cilit djali ish-kryeministrit ka marrë paratë, është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka dyshime të forta se shuma prej 200 mijë eurosh të mos jetë vlera e vërtetë. Po ashtu, zona kadastrale është e njëjtë me zonën ku ka blerë tokë Damir Fazlliç nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, tokë që e kishin blerë me lirë. Argita blinte tokë me 10 euro m2 dhe ia shiste Fazlliçit me 18 euro m2.

Më pas në lojë hyn Berisha, i cili me vendim qeverie zgjeroi zonën e parkut energjitik në Porto Romano, duke përfshirë në të dhe tokën e Fazlliçit, klientit të të bijës).

Në datën 11 dhjetor të 2009, po në Fshatin Rinia në Durrës, në zonën e Porto Romanos, Shkëlzen Berisha, ka lidhur një kontratë me Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë.

Në rastin konkret për shërbimi i tij Shkëlzen Berishës fiton 150 mijë euro të tjera. Shoqëria që shet 50 mijë metra katrorë tokë në fshatin Rinia ka si administratore Entela Shehajn, pra të njëjtin person që është ortake e Ismail Mulleti, që paguan Shkëlzen Berishën për të gjetur tokën për blerje në fshatin Rinia.

Nëse blerësi dhe shitësi janë ortakë mes tyre, përse kanë nevojë të paguajnë Shkëlzen Berishën 350.000 euro për një ndërmjetësim të panevojshëm?

Sepse biznesmemët, për të marrë një koncension, leje, tender apo favor nga qeveria Berisha, duhet të sajonin pagesa të majme tek Shkëlzeni ose Argita.

Në 27 shkurt 2013, Sali Berisha, përmes kryefinancierit Ridvan Bode, i jep Ismail Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.

Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni ka një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdh si tarifë koncesioni rreth 100 mijë euro.

Pra, Ismail Mulleti i dha Shkëlzenit të paktën 350 mijë euro në vitet 2008-2009, ndërsa Berisha i jep më pas Mulletit një koncension nga i cili fiton mbi 1 milionë euro në vit.

Si del në skenë Isamail Mulletit

Në 27 shkurt 2013, Ministria e Financave me në krye Ridvan Boden lidh kontratën koncensionare me kompaninë GFI Albania (që nuk ekzistonte në letra) për markimi dhe monitorimin e karburanteve.

Kompania GFI Albania, themeluar 1 muaj pasi ishte lidhur kontrata, zotërohet në 99.3 për qind të aksioneve nga kompania Petroleum Consultin Partners LLC dhe nga Global Fluids International me 0.7 për qind të aksioneve.

Nga të dhënat e dorëzuara në regjistrin e përfituesve fundorë, rezulton se pronarë përfitues të GFI Albania, rrjedhimisht të koncensionit, deri në shkurt 2023 ishin Ismail Mulleti dhe Assaf Halkin.

Në 16 shkurt 2023, Mulleti dhe Helkin ia shesin kompaninë Petroleum Consultin Partners LLC, rrjedhimish edhe GFI Albania dhe koncensionit shtetases turkeNerve Korkmaz.

Kontrata koncensionare është vetëm një nga një sagë vendimesh korruptive të qeverisë Berisha në favor të klientëve, të cilët kishin gjetur më parë një formë për të paguar te Argita apo Shkëlzeni.

*Marrë nga profili i autorit në Facebook

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ai: 19/06/2024 07:09

    Po per milionat e Mulletit te zbuluara ne skalndalin panama pepers mos ishin te ndonje politikani.....

    Përgjigju
  • Otelo: 19/06/2024 06:47

    Ky kazak-uzbeku i Birishës i thon sy peshkaqen

    Përgjigju
  • Bjeri fyellit: 19/06/2024 03:14

    Fakte keni, por në gjykatë nuk i çoni se si thotë nongrata nuk kanë asgjë.

    Përgjigju
  • Titi: 18/06/2024 23:12

    Keto e shkatarruan PD-ne

    Përgjigju
  • Korrupsion?: 18/06/2024 22:18

    Korrupsioni? Po pasuria pse nuk po sekuestrohet? Apo vetëm atyre peshqve që vegjël!

    Përgjigju
    • Miri: 18/06/2024 23:20

      Ja sa te bej ca leka ne opizite dhe bello ezmeri e pastaj nuk do kerkoj me

  • Fshati: 18/06/2024 20:40

    Late nam, ka vjedh, korrupsion, ka vrarë, kur do të paguaj.

    Përgjigju
  • Fatmir: 18/06/2024 17:34

    350 000 apo 3 500 000. shikojeni mirë se nuk bën punë Shkëlzeni për 350 000 euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?