Festa e Tiranës gjatë fitores në Kupë

Tjetër 'firo' te Tirana, bardheblutë synojnë sulmuesin e Kombëtares

17 Janar 2023, 18:33| Përditesimi: 17 Janar 2023, 18:34

  • Share

Vesel Limaj mund të quhet i larguari i radhës nga Tirana. Mesfushori 26-vjeçar do luajë në fundjavë ndeshjen e fundit kundër Bylis, teksa pritet të përshëndetet me tifozët. Limaj prej një viti e gjysmë është pjesë e bardhebluve, teksa fitoi edhe titullin kampion me Tiranën.

Me 13 ndeshje dhe vetëm 643 minuta këtë sezon, trajneri Shehi nuk e ka parë si titullar të padiskutuar mesfushorin. Pistat për Limaj janë disa, mes të cilëve kampionati turk, hungarez apo edhe Shkëndija e Tetovës.

Largimi i Limaj bën që klubi bardheblu të futet në merkato dhe i rezervuari është Kristal Abazaj. Sulmuesi i Kombëtares e mbylli pak javë më parë me Istanbulspor, duke qenë gati për rikthimin në Superligë. Pas largimit të Zhivanaj, bardheblutë duket se do pësojnë tjetër "firo".

Vesel Limaj

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?