Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Kronikë

Tjetër formular për punonjësit e policisë së shtetit: Vetëdeklarim për kontakte apo favore nga krimi i organizuar

9 Qershor 2024, 16:12| Përditesimi: 9 Qershor 2024, 16:31

  • Share

Punonjësit e policisë së shtetit do të duhen të plotësojnë një tjetër formular në kuadër të lidhjeve apo kontakteve me krimin e organizuar. Më parë punonjësit e policisë iu nënshtruan plotësimit të një formulari në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc.

Tashmë do të plotësohet formulari  ku përveç pyetjeve gjeneraliste, do të ketë edhe pyetje nëse punonjësit e policisë kanë pasur kontakte me krimin e organizuar, kontakte të çfarëdollojshme, qoftë edhe komunikime elektronike.

Nga ana tjetër ka edhe pyetje nëse punonjësi i policisë ka pranuar apo shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasur me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Policia e shtetit, ashtu siç është deklaruar edhe nga ministri i Brendshëm Taulant Balla është në një proces vetëpastrimi, ku një aspekt i kësaj është edhe plotësimi i këtij formulari që është i dyti pas atij nëse punonjësi i policisë ka përdorur aplikacionin e shumëpërdorur nga krimi, Sky Ecc.

Nisma vjen edhe pas hetimeve të SPAK apo operacioneve policore ku nxori në pah shumë drejtor policie të përfshirë në krimin e organizuar.

Pyetjet në formularin e vetëdeklarimit “Mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave në Policinë e Shtetit”:

1)            A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja ?

2)            A keni kryer shkelje sigurie, a keni shkelur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, a keni tentuar dhe keni arritur të kryeni aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar ?

3)            A keni në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja, për vepra penale ?

4)            A keni qenë i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja, për vepra penale ?

5)            A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale ?

6)            A është lëshuar ndaj jush urdhër kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale ?

7)            A keni pasur kontakte të papërshtatshme, komunikime elektronike, ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krim të organizuar?

8)            A keni pranuar apo shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me persona të përfshirë në krim të organizuar ?

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2024 02:05

    /BENI/,njelloj do te digjen,edhe po e pranuan edhe po te thone /jo/,vetem se po thane /jo/ dhe vertetohet e kunderta,akuzes se pare si bashkepunetor,apo mik/i favorizuar i krimineleve do t'i shtohet dhe fallsifikim formularesh e mashtrim.Eshte thjesht ceshtje kohe.

    Përgjigju
    • Ilda: 12/06/2024 21:33

      Iris, nuk ka rendesi nese do ti shtohet edhe nje akuze e re, akuzes per lidhje me krimin e organizuar. Denimet bashkohen, nuk shtohen. Keshtu qe nuk ka rendesi fare. Krimi eshte bere njësh me ne, nuk c'behemi dot më ne.

  • Visi: 09/06/2024 20:36

    Problemi i pare eshte qe eshte kopje e shemtuar e atyre te DSIK, kjo e fundit te marra nga SHISH. Zbatohet per pajisje me certifikate sigurie per njohje me info "sekret shteteror" ne RSH. Problemi i dyte eshte nese, fjala bie, Edi Rama do aplikonte per pune ose ishte pjese e policise. Si do pergjigjej ai ketyre pyetjeve???!!!

    Përgjigju
  • Beni: 09/06/2024 18:01

    Sa idiota jeni, sikur do thote njeri " po " Te gjithe jo do thone Pavarsisht se jane 80 % te implikuar ne cdo trafik Dhe banda kriminale dhe informator e shofera bodyguard

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?