Tjetër gënjeshtër e Metës/ Sipas presidentit është i padënuar, ja akti i dënimit me 30 vjet i kosovarit që vrau 5 vetë dhe fitoi nënshtetësinë si VIP

27 Tetor 2020, 15:50| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 11:17

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta vazhdon të fshehë me shpifje personale ndaj gazetare dhe gënjeshtra skandalin për nënshtetësitë e dhëna me procedurë të privilegjuar personave që nuk kishin të drejtë dhe duke anashkaluar kontrollet e sigurisë. Sot gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi, autor i investigimit që zbuloi skandalin, u dëgjua nga komisioni i sigurisë së Parlamentit para të cilit tregoi se mes 419 rasteve të nënshtetësive të dhëna nga Meta me një procedura të rezervuar vëtëm për figurave “me vlerë kombëtare”, është edhe Arsim Fadil Ramandani, 39 vjeç, një ish luftëtar i UÇK-së i dënuar me 30 vjet burgim për masakrimin e një familje të tërë në 2001 në Kosovë. 

Pak minuta pas audicionit, Ilir Meta lëshoi një deklaratë me të cilën rikthehet të kërcënojë dhe të ofendojë me shpifje gazetarin Adriatik Doçi dhe thotë se Doçi gënjen pasi Arsim Ramadani ''referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, certifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR''.

Në të vërtetë, kush gënjen në këtë mes, është Presidenca, pasi siç rezulton nga ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 2 tetor 2017, për Arsim Ramadanin është konfirmuar kushtetuetshmëria e dënimit me 30 vite burg për 5 vrasje dhe një tentativë vrasje me vendim të Gjykatës supreme të Kosovës me dt. 10 shkurt 2016.

Arsim Ramadani është shpallur fajtor bashkë me vëllain Burim dhe të tjerë bashkëpunëtorë për masakrimin natën e 20 gushtit 2001 të familjes Hajra, në një pritë të bërë gjatë rrugës Baice-Terstenik në komunën Drenas. Hamza Haira 50 vjeç po kthehej në shtëpi bashkë me familjen e tij nga një ceremoni dasmore. Gjatë sulmit më kallashnikov mbetën të vrarë Hamzai, gruaja Miradija 45 vjeç, djali Xhevdeti 22 vjeç, vajzat Mimoza 14 vjec dhe Adelina 9 vjeç. Mbeti e plagosur vajza e katërt, Pranvera 17 vjeç, e cila ishte dhe një dëshmitare e akuzës në proces. Arsim Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan një vit më pas, falë dëshmisë së Blerim Kiçinës, një nga anëtarët e komandos, që i cili disa javë më pas ndryshoi version. Ndërkohë prokuroria kishte mbledhur prova të konsideruara të mjaftueshme e që i rezistuan të tre gradëve të gjykimit, përballë gjykatave të përbëra dhe nga gjykatës ndërkombëtarë.

Hamza Haira kishte punuar si polic krimesh në Kosovë në kohën e Millosheviçit dhe ishte një dëshmitar në procesin në Hagë. Arsim Ramadani, që kishte luftuar në radhët e UCK-së ashtu si dhe anëtarët e tjerë të komandos, në 2017 u fal bashkë me dy të dënuarit e tjerë për masakrën, nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe kështu doli nga burgu. Ajo falje shkaktoi protesta të mëdha nga komuniteti ndërkombëtar.

Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Ambasada Amerikane në Prishtine ne emër të shteteve të Quint-it thuhet se vendimi i presidentit është shqetësues. “Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në teritorin e saj.'', thuhet në njoftim për media. Pjesë e shteteve të Qunt-it janë diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë e Italisë.

Tani, Presidenti i Republikës Ilir Meta injoron të gjithë këto precedente dhe akuzon gazetarin që i ka bërë të ditura se është gënjeshtar duke e përcaktuar Arsim Ramadanin “të padënuar”. Nga të gjithë dokumentet e mbledhura gjatë investigimit nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për të njëjtin person, lindur në Baince (Kosove) ne dt. 10. 10.1981. Kush gënjen në të vërtetë? Nuk na takon ne të gjykojmë rastin konkret dhe as historinë gjyqësore të Arsim Ramadanit, por ne na takon e drejta të pyesim Ilir Metën: Cila është vlera kombëtare që përfaqëson ky individ i dënuar me 30 vite burg deri në pikën sa të meritojë nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar në të njëjtin dekret me të cilin ja keni dhënë edhe shkrimtarit të mirënjohur Kim Mehmeti?

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dënimin e Arsim Ramadanit

Dekreti i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për faljen e pjesës së mbetur të dënimit të Arsim Ramadanit

Dekreti i presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë së Arsim Ramadanit

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 28/10/2020 18:20

    Te hetohete sali berisha nga spaku alfred moisiu bujar nishani bamir topi rexhep mejdani

    Përgjigju
  • Ulvi: 28/10/2020 15:05

    Ky per nuk vlen as per çoban lopesh dhe jo per presidente? Ne burg e ka vendin

    Përgjigju
  • Bora: 28/10/2020 13:56

    Si nuk ndjehet pak i turperuar ky kryehajdut president,ky tinzar i neveritshem,ligesia e kitij kryehajduti qe nuk rri dot pa vjedhur e pa genjyer ka kaluar cdo cak.

    Përgjigju
  • Mirel: 28/10/2020 13:27

    Ç'do gje eshte e qarte . Sa per dijeni vendimi i firmosur nga Hasim Thaçi eshte i dukshem : i falet pjesa e denimit pra ,i denuari ka vuajtur denimin dhe pjesa e mbetur i amnistohet. Juridikusht i personi i denuar nuk quhet i padenuar sepse i eshte falur pjesa e mbetur. Ai mbetet ne jete te jeteve i denuar. Kete e ka ditur mire Ilir Meta dhe ndihmesit e tij juridik.

    Përgjigju
  • Berat: 28/10/2020 12:01

    Sa i pa fytyr qe esht te vjen per te vjell qe kur e shef

    Përgjigju
  • lorna: 28/10/2020 08:48

    si tha ky, ti pritet dora hajdutit te votes, po ketij ca duhet me i bo...copa copa dhe e ka pak !!!

    Përgjigju
  • dulja: 28/10/2020 04:41

    Akoma presidente e lini kete ,po ku jane istitucionet spaku prokurori cfare bejne po analistat ata servilat pse nuke flasin

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2020 01:08

    Ketu kemi dy precedente te rrezikshme.Ne rradhe te pare, te jesh shpallur /I falur/nuk eshte njelloj si /I pafajshem/Ne nuk I dime arsyet pse Thaci e fali,por /te jesh falur/ d.m.th. qe krimi qendron,nuk mohohet,nuk hidhet poshte,po keshtu dhe vendimi I gjykates qe shpall fajesine.Falja ketu ka te beje vetem me denimin ne burg.Ne rradhe te dyte,dhenia e shtetesive ,sidomos per Kosoven,u be sepse Evropa nuk po liberalizon levizjet e kosovareve dhe disa shtetesi u dhane per kontribut ose patriotizem kombetar.Puna eshte qe vrimat ne ligj lejuan qe Meta te abuzonte keq me shtetesite.

    Përgjigju
  • Kok palari: 27/10/2020 21:43

    Une pyes veten cdo dite, a kemi nje president qe eshte burre shteti apo nje spurdhjak qe nuk thot dot te verteten.

    Përgjigju
  • Petrit: 27/10/2020 21:35

    Ne qofte se I.M e kupton mire rendesine qe ka funksioni dhe institucioni qe drejton dhe eshte i pergjegjshem per veprimet qe kryen ne emer te republikes se shqiperise dhe popullit shqiptar atehere duhet te marre vendimin qe i takon nje burri shteti TE JAPE DOREHEQJEN ne menyre pefundimtare nga karriera politike dhe morale. Institucioni i presidentit kerkon njerez serioze dhe me integritet,kerkon burra shteti qe kur nuk kane me moral ti drejtohen popullit duhet te japin doreheqjen. Te shikojme sa burreri ka

    Përgjigju
  • Tini: 27/10/2020 20:07

    I nderuar gazetar. Të përgëzoj për thellësinë e investigimit. Megjithatë, ajo që vlen është ligjshmëria. Dmth për ligjin, a është Presidenti në kundërshtim me të apo jo? Fakti që ky person, ky vrasës, është gjykuar dhe dënuar, nuk e mohon askush. Por fakti që është falur, sipas ligjeve të Kosovës, duhet të rezultojë i padënuar. Për këtë shërben falja. Të paktën me sa kam unë njohuri, në momentin e faljes, dosja e tij mbyllet dhe çdo vendim i marrë më parë, konsiderohet i pavlefshëm. Nuk mund të falesh zyrtarisht dike, pa ndryshuar dhe statusin e tij deri në momentin e faljes. Nuk mund të quhet i dënuar, quhet i falur, pra ligjërisht i padënuar. Dhe këtu eshte pjesa që më djeg, se kjo i jep të drejtë legjitime këtij palo presidenti

    Përgjigju
  • Xha temja: 27/10/2020 19:16

    Ky eshte per burg,kaq,pike. Fjalet e teperta jan fukarallek dhe kot qe merremi. Ky eshte per BURG.

    Përgjigju
  • vjosa: 27/10/2020 17:07

    ARRESTOJENI KETE PLEHRE PRESIDENT,,,CFARE PRISNI T'JUA BEJE MUTIN NE KOKE...

    Përgjigju
  • qeflliu ne santa quaranta: 27/10/2020 17:01

    Nuk po ja përmendim faktin publikuar kohët e fundit në disa portale se me ndërhyrjen e Ramës së LSI paska vajtur në një motel me të famshmen B.Q, ku e ka gjetur edhe Mona që është mjaftuar vetëm me nxjerrjen prej flokësh jashtë të Bleonës dhe nuk dihet se çfarë kushtesh i ka vënë bashkëshortit. Nuk po i kujtojmë as orët që u ka falur gazetareve më të bukura që shkonin në konferencat e tij të shtypit. Se mendojmë që këto janë punë personale. Sipas gazetes SOT

    Përgjigju
  • O tej: 27/10/2020 16:07

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?