Magazina ku kultivohej kanabis në Turqi

Kronikë
Top 24

Tjetër goditje “Escobarit shqiptar”, i zbulohet magazina e drogës në Stamboll

29 Mars 2018, 17:30| Përditesimi: 29 Mars 2018, 17:47

  • Share

Autoritetet turke i kanë dhënë një tjetër goditje rrjetit të trafikantit shqiptar Met Kanani, i cili u arrestua pak ditë më parë pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit. Ai njihet si Eskobari i Shqipërisë, ndërsa pas hetimeve të autoriteteve turke u zbuluan edhe dy bashkëpunëtorë të tij dhe një magazinë ku kultivohej kanabis.

Magazina që përdorej për mbjelljen e kanabisit është zbuluar nga policia në Stamboll, ndërsa u gjetën të mbjella 218 rrënjë kanabis. Trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike. Përpos 218 rrënjë kanabis u sekuestruan edhe 6 çadra të përdorura për prodhimin e drogës, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore dhe instrumente për matjen e temperaturës.

Met Kanani me orgjinë nga Memaliaj drejtonte rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turiqsë, por edhe trafikun e heroinës nga Afganistani. Met Kanani fshihej prej vitesh në Turqi, por ai ka edhe një biznes në qytetin e Fierit. Duke iu referuar të dhënave të QKR-së Met Kanani është pronari i vetëm i kompanisë “Albtek”, me seli në Fier dhe që merret me tregti, eksport-import si dhe disa funksione të tjera.

Met Kanani është arrestuar në Turqi pak ditë më parë, bashkë me 10 persona të tjerë pasi sapo kishin trafikuar 1.1 ton kanabis drejt Turqisë. Sipas mediave në Turqi Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?