Kosova & Rajoni

Tjetër hap për dialogun Kosovë-Serbi! Lajçak shpresë për zgjidhje këtë javë

1 Prill 2024, 12:24| Përditesimi: 1 Prill 2024, 12:54

  • Share

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç do të jenë në Bruksel këtë javë.

Lajçak u shpreh se shpreson që në takimin e së enjtes të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.

“Të dyja palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, shkruajti Lajçak.

 

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?