Një tjetër person është arrestuar nga operacioni i policisë së shtetit kundër paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.
Policia e Tiranës bën me dije se ka prangosur në flagrancë 39-vjeçarin Herlind Kroj pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitin e paligjshëm të lotarive sportive. Lokalin i tij është në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.
"Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale 'Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara'", njofton policia.