Minuta e lojës së futbollit

Sport

Tjetër ide e çmendur e FIFA-s, ndeshjet e Botërorit në Katar mund të zgjasin për 100 minuta

6 Prill 2022, 15:55| Përditesimi: 6 Prill 2022, 15:58

  • Share

Pasi dështoi me idenë e zhvillimit të Botërorit çdo dy vite presidenti i FIFA-s Giani Infantino po mendon për diçka tjetër revulocionare. Teksa po afrohet Botërori, ideja e fundit është që ndeshjet e futbollit të zhvillohen për 100 minuta dhe jo 90 siç është aktualisht.

Mediat e huaja shkruajnë se arsye është se loja efektive gjatë një ndeshje është e ulët. Përshembull në Champions League loja efektive është 64.7%, ndërsa në Premier League 62%.

Mbetet për t’u parë nëse shtimi i minutave mund të rrisë lojën efektive, por që kjo të ndodhi është e vështirë. Megjithatë edhe kjo ide pritet të marrë shumë kritika ashtu si edhe ajo e organizimit të Botërorit çdo dy vite.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?