Edon Zhegrova

Sport

Edon Zhegrova akord total me Juventusin, nesër pritet prezantimi! Detajet e marrëveshjes

31 Gusht, 15:14| Përditesimi: 31 Gusht, 22:57

  • Share

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është shumë pranë transferimit te gjiganti italian Juventus, duke bërë hapin më të madh të karrierës së tij deri tani.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili njoftoi se Lille ka pranuar ofertën prej rreth 20 milionë eurosh, ndërsa vetë lojtari tashmë ishte dakorduar për kushtet personale me “Zonjën e Vjetër”.

Ndërkohë, marrëveshja për largimin e Nico Gonzalez drejt Atletico Madridit ka hapur rrugën për afrimin e Zhegrovës në Torino.

Edhe pse më herët Marseille kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin, Lille refuzoi ta shesë atë tek rivali direkt në Ligue 1.

Zhegrova, i cili ka luajtur më parë në Zvicër, Belgjikë dhe Francë, tashmë është pranë sfidës më të madhe të karrierës. Sipas raportimeve, ai pritet të udhëtojë sot drejt Italisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas të prezantohet zyrtarisht si futbollist i Juventusit.

SHIFRAT - Juventusi do të paguajë deri 20 milionë euro me bonuse, ndërsa klubi francez do të përfitojë edhe një përqindje të vogël nga një shitje e ardhshme e yllit shqiptar.

Zhegrova do të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë të garantuar prej rreth 2.5 milionë eurosh në vit.

Edoni e ka bërë të vetën, teksa pak ditë më parë u pajis edhe me pasaportën e Shqipërisë, çka bën që në Serie A mos njihet si një ekstrakomunitar, por si 'evropian', duke pasur mundësi më të mëdha për një kalim në Torino.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?