Në prag të ndeshjes Bylisi-Skënderbeu për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ka ardhur një tjetër lajm i mirë për klubin ballshiot në veçanti dhe futbollin shqiptar në përgjithësi.
Klubi i Bylisit në faqen zyrtare ka njoftuar se futbollisti Qardaku i cili me datë 2 qershor rezultoi pozitiv me koronavirus ka dalë negativ sot në testin e tretë. Edhe pak ditë më parë Qardaku ishte negativ në testin e dytë, por tani të gjithë janë të siguruar plotësisht dhe aktorët e futbollit mund të fokusohen pa e vrarë mendjen te gara sportive.
Bylis-Skënderbeu ashtu si tre ndeshje të tjera të Kupës së Shqipërisë do të luhet në orën 17:00.