Mesfushori i Milanit, Lukas Bilja

Tjetër lamtumirë, mesfushori i Argjentinës: Ka ardhur koha e të rinjve, largohem me trishtim

1 Korrik 2018, 01:04| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 01:11

  • Share

Pas Havier Maskeranos, edhe një lojtar tjetër i ka thënë mjaft ndeshjeve me kombëtaren argjentinase. Është mesfushori i Milanit, Lukas Bilja, që ka konfirmuar tërheqjen pas eliminimit nga Franca.

“Bëmë paraqitjen më të mirë deri kur kaluam 2-1 në epërsi. Ky është futbolli. Po largohemi me trishtim të madh, sepse për disa nga ne ky është fundi. Shpresoj se lojtarët që na pasojnë do të punojnë me më pak presion dhe do ta dërgojnë  Argjentinën aty ku e meriton. Për mua ka ardhur koha të largohem, të jem i sinqertë, sepse tani kemi një gjeneratë të re të pasur me talent dhe është koha e tyre” – deklaroi Bilja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?