Donald Mëllugja

Sport

Tjetër largim nga Egnatia, mesfushori lë kryesuesit dhe firmos me klubin tjetër të Superligës

25 Janar, 21:47| Përditesimi: 25 Janar, 21:48

  • Share

Donald Mëllugja nuk është më pjesë e Egnatias. Kryesuesit e Superligës humbasin pjesë në mesin e fushës, me 28-vjeçarin që pritet të jetë përforcimi më i ri i Erzenit, po në Superligë.

Mesfushori nga Burreli këtë sezon ka marrë 636 minuta në këmbë, kjo të ndara në 17 ndeshjet e Superligës, duke dhuruar edhe dy asiste. Edhe pse pa shumë alternativa në mesin e fushës, rrogozhinasit kanë vendosur që të lënë të lirë Mëllugjën, që kishte kontratë me Egnatian deri verën e 2025.

Duket se mungesa e hapësirave si titullar ka bërë që mesfushori të ndërrojë ambient, por jo kampionat. Tanimë ai do ndihmojë shijakasit për objektivin mbijetesë.

I dalë nga Burreli, Mëllugja ka luajtur edhe për Ilirinë, Besën, Bylisin, Partizanin dhe Kastriotin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?