Foto ilustruese

Tjetër masë kufizuese/ Zyrat e shtetit do mbyllen çdo ditë pas orës 13:00, nuk preken pagat

21 Mars 2020, 12:31| Përditesimi: 21 Mars 2020, 12:39

  • Share

Qeveria ka miratuar një tjetër masë kufizuese në kuadër të planit të masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, i cili po bën kërdinë në veri të Italisë, ndërsa ka alarmuar botën.

Kryeministri Edi Rama ka kufizuar orarin e punës së administratës publike deri në orën 13:00 të drekës, nga ora 16:00 që ishte deri më tani.

Sipas vendimit, zyrat e shtetit do të jenë hapur deri në drekë.

Vendimi i publikuar mbrëmë në Fletoren Zyrtare ndryshon vendimin nr. 511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore,  të ndryshuar.

Gjithashtu në vendim thuhet se nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në këtë pikë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

 Vendimi në fuqi deri ditën e djeshme, parashikonte që orari ditor i punës fillon çdo dite në orën 8.00 dhe përfundon ne orën 16.30, ndërsa ditën e premte fillon në orën 8.00 dhe përfundon ne orën 14.00.

Ky vendim parashikon të drejtën e ndryshimit të orarit të punës me urdhër të kryeministrit, në raste të veçanta dhe për arsye objektive, por jo për një periudhë më të gjatë se 3 muaj.

Këto masa kufizuese nuk do të prekin pagën e administratës publike.

 Deri më tani, kryeministri ka vendosur të përgjysmojë vetëm pagën e ministrave dhe deputetëve.

 Disa nga deputetët nuk e kanë pritur mirë një vendim të tillë.

Gjithashtu, në kuadër të masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit, disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama urdhëroi edhe ndalimin e përdorimit të makinave për të shkuar në punë për punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?