Tjetër 'bombë' ekologjike, mbetje spitalore e inertet 'pushtojnë' Erzenin! Nga vijnë? Banorët e Ndroqit: Ujitja me ujë të ndotur rrezikon bimësinë (Vëzhgimi i Report Tv)

10 Maj 2020, 12:56| Përditesimi: 10 Maj 2020, 16:55

  • Share

Me dhjetëra policë dhe vetë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë zbarkuan në burimin e lumit Erzen, atje ku në dalje të fshatit Pajetë, merr jetë rrjedha e këtij lumi,  uji i të cilit është i pijshëm, por më pas përfundon në Adriatik i ndotur.

Ndërsa në pak minuta në periferi të kryeqytetit rrëzë Arbanës, kamera e ReportTv u ndal në basenin e përroit, i cili para se të bashkohet me Erzenin, çon në të, edhe mbetje spitalore si shiringa e shishe ilacesh. Nuk mungojnë as mbetjet plastike apo inerte në basenin e këtij përroi si dhe në këmbët e kësaj ure. 

Por kush i ka hedhur, nga kanë ardhur këto mbetje, sa të rrezikshme janë, përse nuk është parandaluar hedhja e tyre, janë pyetjet të cilat institucionet duhet t'i japin një përgjigje dhe Report Tv do e ndjek këtë situatë në vijim. Grumbullimi i mbetjeve spitalore eshte vendosur me ligj dhe per kete paguhen miliona euro disa ndermarrje qe do te duhet ti asgjesojne ne menyre qe te mos ndotin mjedisin. Prania e mbetjeve spitalore sic deshmohet ne kete lum, tregon se keto biznese marrin miliona euro nga shteti, por hedhin mbetjet ne mjedis. Kush do te hetoje? Do te mjaftonte nje analize e mbeturinave per te identifikuar spitalin nga vijne dhe ndermarrjet qe kane fituar tenderin per ti grumbulluar. Po deri tani, ne menyre te çuditeshme askush nuk e ka bere. Pse? Cilet biznesmene te paprekur dhe cilet politikane te korruptuar menaxhojne kete biznes miliardash?

Pak metra më tutje, në urën e Damian, situata është thuajse e njëjtë... mbetje plastike, inerte dhe deri në kolltuk të nxjerrë jashtë përdorimit e goma makinash ndodhen në lum.

Po ku përfundojnë këto mbetje? Teksa rrjedha futet në fshatin Ndroq situata bëhet edhe më kritike. Sipas banorëve të zonës, këto mbetje të rrezikshme prishin edhe produktet bujqësore të cilat njomen me këtë ujë.

"Në asnjë mënyrë nuk vadisim tokën, vetëm ata që kanë afër, kanali kryesor që përdorej për vaditje është prishur.  Ka qenë me pllaka, sipas njerëzve kanë marrë tokat e veta. Pa dyshim që pisllëku dëmtohen toka, ka shumë mbetje spitalore dhe vijnë deri te tokat tona", tregon një nga banorët e zonës.

Ndërsa e rrezikuar mbetet edhe diga e vetme e Erzenit e cila e mbushur plot me inerte e mbetje plastike në këmbët e saj, herë pas herë bënë që lumi të dal nga shtrati dhe të marr me vete tokat bujqësore dhe të mbjellat.

Prej ditësh kamera e Report TV ka ndjekur basenet e ndotura të lumit Tirana, lumit Ishëm dhe sot Erzenit, por ende institucionet nuk kanë një datë se kur do të nisë pastrimi, përse ende nuk ndërhyhet,  qoftë për të hequr masivin e pirgjeve të plastikës që përfundon në det ndërkohë që shteti planifikon operacionin se kur dhe nga ku të nisë nga puna.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 11/05/2020 17:02

    NJEREZ TE LIGJ,,QEVERI pa tru...

    Përgjigju
  • Skandal: 10/05/2020 21:10

    Nuk ka shtet, nuk funksionon asgje. Sa e sa here e ka ngritur media kete problem per keta kriminele qe hedhin mbetjet spitalore neper lumenj, dhe prap e njejta situate. Aspak e veshtire nuk eshte. Shteti vet i ka dhene lejet se kush ka te drejte te mbledhi keto mbetje..., kapi me rradhe e rrasi ne burg

    Përgjigju
  • Hajdeproduktebio: 10/05/2020 18:55

    Vetem ne Shqiperi nuk ka produkte Bio me kete nivel ndotje te lumenjve dhe ujerave ne pergjithesi. Mos perdor plehra kimike sa te duash po e pate antibiotikun ne lume zere se i ke hedhur pesticide. Prandaj me fjalen Bio abuzohet masivisht ne kete vend!

    Përgjigju
  • Dr.Ervisi: 10/05/2020 18:06

    Miresevini ne Somaline e Ballkanit.. Vendi kandidat per ne BE!!!! Pergjegjshmeria e autoriteteve si gjithmone ZERO..Me aq fonde sa harxhohen per seminare dhe konferenca me llafollogji te kote, mund te ishte bere pastrimi dhe drenimi i Erzenit, por fatkqesisht drejtohemi nga njerez te babezitur, te paafte dhe te papergjegjshem. Ky z.Soreca kur flet per rekomandimet, mos valle e ka vemendjen vetem per qendren e kryeqytetit?? Sepse nuk shkohet ne europe me pirgje plehrash, apo..ta bejme Shqiperine nje Napoli te dyte europiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?