Policia e Shtetit finalizon një tjetër operacion për goditjen e prostitucionit të paligjshëm “Escort”.
Arrestohen si menaxhere të rrjetit një ruse dhe një ukrainase, të cilat grumbullonin paratë e biznesit ilegal nga 11 femra që drejtonin në aktivitetin e paligjshëm në Tiranë. Burimet policore thanë se të arrestuarat janë Anna Tkachenko dhe Elena Maslova.
Policia konfirmon realizimin e aksionit të koduar “Escort Tirana”, sipas faqes që të dyshuarat menaxhonin, teksa janë vënë në kërkim edhe të organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.
"Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “prostitucioni”, “shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”, njofton policia.
Burime zyrtare sqaruan se të dyshuarat janë kapur në flagrancë në rrugën "Naim Frashëri" në kryeqytet, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.
“Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ato mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen "Escort Tirana", dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar”, sqaron policia.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.
Më parë u godit rrjeti kinez i prostitucionit eskortë i koduar “Foreinger”, me të paktën 7 femra të arrestuara apo proceduara.
Vetëm nvvlorë jan 200 cop
PërgjigjuGjynaf pse i ngacmojne … ato mbledhin ndihma per luften Rusi- Ukraine …!
PërgjigjuHahahah sa kom qesh.I modh je
Uaaa qyqa mi non se dika shteti se ku eshte cerdhja e putanave... uaaaa sa keq me erdhka uaaaa duke marr fitimin. Ore jo per gje o legalizojini te bejne biznes keto me zogun e vet jo te tunes edhe le te punojne sic jane neper bote. Evazion fiskal i bejne shtetit semundje sst i transmetojne kudo tek klientet. Jepini te drejte ose plasini ne burg edhe mos i ncirrni me.
PërgjigjuGjynah,s’kane paguar rrogen mujore tek Policia prandaj e kane honger te shkretat. S’te falin cunat e Policise.
Përgjigju