Endri Karina

Tjetër peshëngritës shqiptar me doping, Endri Karina rezultoi pozitiv në Londër 2012

10 Tetor 2019, 19:14| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 19:49

  • Share

Peshëngritësi shqiptar Endri Karina rezulton me doping në Lojërat Olimpike Londër 2012. Karina ka rezultuar pozitiv gjatë një ritestimi që është bërë me një prej mostrave të urinës që i janë marrë gjatë aktivitetit në vitin 2012. Nga testin e parw ai nuk rezultoi pozitiv, por pas kontrollit të mostrës së dytë, 7 vite nga organizimi i garës ai ka rezultuar pozitiv duke u futur edhe ai në listën e gjatë të peshëngritësve të cilët kanë rezultuar me doping.

Endri Karina garoi në kategorinë 94 kg në Londër 2012 dhe e mbylli garën në vendin e 14-të. Por për shkak se 7 peshëngritës të tjerë në të njëjtën kategori kishin rezultuar pozitiv me doping Karina ishte ngjitur deri në vendin e 7-të në renditje.

Endri Karina bëhet i 8-ti peshëngritës që rezulton me doping në kategorinë 94 kg të garës në Lojërat Olimpike duke e bërë atë garën me të "piset" në historinë e peshëngritjes.

Peshëngritësi shqiptar është pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të vendosë per masat e mëtejshme. Por Karina i bashkohet grupit të kolegëve të tij të cilët ndër vite kanë përdorur substanca të paligjshme. 

Rastet peshëngritësve me doping në vendin tonë nga vitit 2005 deri më sot sipas IWF

Viti 2005               Ilir Kafarani

Viti 2007               Isa Balaj, Fetije Kasaj, Mirian Lozi

Viti 2011               Shqiponja Brahja

Viti 2012               Hysen Pulaku, Erkand Qerimaj, Ilirian Suli

Viti 2013               Briken Calja

Viti 2014               Romela Begaj, Arbër Çerçizi, Daniel Godelli, Hysen Pulaku

Viti 2018               Romela Begaj, Evangjeli Veli

Viti 2019               Endri Karina

Njoftimi nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes

Komento

Komente

  • forumi rinor spoitv: 11/10/2019 14:25

    Turpi vazhdon .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?