Policia e Dibrës po heton ngjarjen

Kronikë

Tjetër prag-tragjedie për pronat, 61-vjeçari plagos të moshuarin pas konfliktit në Dibër, Policia e merr nën akuzë

8 Maj, 12:54| Përditesimi: 8 Maj, 12:56

  • Share

Dibër- Pa u shuar mirë tronditja e shkaktuar nga ngjarja e ndodhur në Has të Kukësit, ku konfliktet e pronësisë mes dy familjeve përfunduan në përleshje-hakmarrje me pasojë 2 të plagosur, një të vrarë dhe dy të arrestuar, një tjetër prag-tragjedie ëhstë regjistruar pak kilometra më poshtë.

Një 69-vjeçar është plagosur me sende të forta në Dibër, pas konfliktit po për pronësi, teksa po merr mjekimin në spital. Policia vendore ka shoqëruar dhe marrë nën akuzë 61-vjeçarin e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.U., 61 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, pasi dyshohet se për motive të pronësie është konfliktuar fizikisht me shtetasin A.P., 69 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore”, njoftoi policia vendore ditën e sotme (8 maj).

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kjo polici ka marrë nën akuzë edhe një 62-vjeçar me inicialet H.M., banues në Tiranë, pasi gjatë një sherri me motive të dobëta në fshatin Zogaj, në ambientet e një restoranti, ka goditur me grusht një 51-vjeçar, banues në këtë fshat.

Për të dy rastet, dosjet i janë kaluar prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.

Një 34-vjeçar është vrarë dje (7 maj) me armë zjarri në fshatin Pla të Hasit. Viktima është Reshit Sallahu, kurse autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41- vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar dy ditë më parë (6 maj), ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat dhe për këtë ngjarje u arrestua një 21-vjeçare, motra e viktimës së djeshme. Autori i vrasjes është djali i bashkëshortëve të plagosur nga 21-vjeçarja.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?