Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, foto arkiv

Kronikë

Tjetër rast denoncimi në Shkodër, 57-vjeçari kallëzon në polici: Në 2011, një person përdori të dhënat e mia për t’u pajisur me dokumente identifikimi

4 Shtator, 10:05| Përditesimi: 4 Shtator, 10:11

  • Share

Një tjetër denoncim për përdorim të dhënash personale është bërë në Shkodër. Një 57-vjeçar ka kallëzuar në polici se një person që nuk e njeh ka aplikuar dhe është pajisur me dokumente identifikimi me të dhënat e tij në vitin 2011. Policia thotë se ka nisur hetimet dhe po punon për të identifikuar dhe kapur personin e denoncuar.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi P. Gj., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se në vitin 2011, një shtetas që nuk e njeh, ka aplikuar dhe është pajisur me dokumente identifikimi me të dhënat e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Ky denoncim vjen një ditë pasi policia vuri nën hetim një 56-vjeçar me inicialet F.R për një rast vjedhjeje të dhënash personale të ndodhur në të njëjtin vit, në 2011. Ai u denoncua nga një 30-vjeçare, e cila pretendonte se në vitin 2011, ky person, asokohe në detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Gjendes Civile në fshatin Gruemirë i ka vjedhur të dhënat personale të saj dhe të prindërve të saj.

Këto të dhëna, sipas denoncueses, janë përdorur më pas nga një person tjetër për të aplikuar për dokumente identifikimi.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?