Politikë

Tjetër sinjal nga Brukseli/ Presidenti i ri i PE-së: BE nuk heq dorë nga Ballkani! Duhet të arrijmë konsensus

4 Nëntor 2019, 07:47| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 07:50

  • Share

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sasoli sot do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Para vizitës së tij në vend, në një intervistë për MIA-m u shpreh se bllokada e bisedimeve në BE e sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështjeje. Konsideron se vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë"

Sasoli u shpreh se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe samiti i BE në Kroaci. "Mendoj se duhet të arrijmë në një konsensus nga pala evropiane deri atëherë. Procedimet e Komisionit të ri do të jenë gjithashtu thelbësore. Ne besojmë se Komisioni i ri do të ndjekë rrugën e Juncker.

Një numër i kërkesave janë dërguar në Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe tani duhet të sinjalizohen se ato janë në rrugën e duhur" tha ai. Presidenti i ri i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në datën 2 dhe 3 dhjetor. BE nuk ra dakord në 18 Tetor për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkak të vetos së Francës.  

Komento

Komente

  • Fredi: 04/11/2019 10:28

    Nuk dum ne tani!

    Përgjigju
    • O tej: 04/11/2019 18:39

      Mos te dashte dheri

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?