SHBA- Skandalet me dokumentet e paklasifikuara duket se nuk janë më surprizë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas Presidentit Trump, Biden janë gjetur një dyzinë me dokumente të klasifikuara edhe në banesën e ish zëvendës Presidentit të SHBA-ve, Mike Pence, i cili e ka pasur këtë post gjatë kohës së udhëheqjes së Donald Trumpit.
Përfaqësuesit ligjorë të Pence dërguan një letër në Arkivin Kombëtar duke i njoftuar ata për dokumentet, të cilat, siç raportojnë mediat e huaja, ishin "një dyzinë". FBI zbarkoi në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit për të mbledhur dokumentet, duke anashkaluar "procedurat standarde" dhe duke kërkuar "posedimin e drejtpërdrejtë" të tyre, shtuan avokatët në një letër të veçantë.
Pence kërkoi një avokat që specializohet në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara për të shqyrtuar dokumentet në shtëpinë e tij "pasi u bë publike se dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në rezidencën e Presidentit Joe Biden në Wilmington", thuhej në letër.
Ky lajm vjen fill pas skandaleve të një pasnjëshmë në SHBA. Vetëm pak kohë më parë dokumente top secret u gjetën në një rezidencë në Florida të ish presidentit Trump gjatë kohës që kishte përfunduar postin e ekzekutivit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Presidentin Biden, kur ky i fundit ishte zv. president gjatë kohës së Barack Obamës. Gjatë kontrolleve janë gjetur 3 herë dokumente të këtij format në zyrë e banesat e tij.
Jua hengri nenat zoti Putin o te korruptuarit e Amerikes, kjo eshte vetem maja e ajsbergut kush e di se ku e ka fundin o barbona qe mbroni (demokracine )
Përgjigju