'Tjetër tallje me Kurbinin', PD akuzon qeverinë për mashtrim: 2 orë pas përurimit në kantier as edhe një makineri

22 Gusht 2020, 17:35| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 17:57

  • Share

Andon Frrokaj akuzon qeverinë, Edi Ramën dhe bashkinë e Laçit për mashtrim, pasi sipas tij dy orë pas njoftimin për nisjen e punës për ndërtimin e mbi 500 njësive të ndërtimit në Laç, në vendin e pretenduar nuk dëgjohet asnjë zhurmë e mjeteve të punës.

Ish-deputeti i PD në një postim në rrjetet sociale tregon foto dhe video dhe thotë se në kantierin e përuruar nuk punon askush.

"2 orë më parë, facebook-u i Edi Ramës oshëtinte nga zhurmat e të ashtuquajturit kantier ndërtimi në Laç. Për të dytën herë brenda pak kohësh, u inaugurua si ditë e rëndësishme historike nisja e ndërtimit të pallateve të shembura pas tërmetit të 26 Nëntorit. Për herë të dytë u tall me laçjanët. Pamjet në “sheshin historik të ndërtimit”, janë filmuar para pak minutash.

Asnjë makineri nuk ka në punë. Gjithçka ishte shoë dhe mashtrim i Edi Ramës.

COVID 19 nuk është arsyeja për vonesën disa mujore të nisjes reale të punimeve. Në asnjë vend të botës, pandemia nuk ndërpreu punën në ndërtim. As në Shqipëri. Përkundrazi, kullat po rriten kudo në Tiranë.

Është paaftësia e qeverisë dhe e Bashkisë së Laçit për t’i dhënë zgjidhje problemeve me dokumentacionin që ka vonuar nisjen e ndërtimit të banesave të qytetarëve.

Edi Rama premtoi se në fund të këtij viti, banorët do të hynin në shtëpitë e rindërtuara. Sot, premtimi u shty për në gushtin tjetër. Nëse punët do të vazhdojnë si me ritmin e kësaj “dite historike”, për qytetarët e Kurbinit nuk ka për të patur asnjë lajm të mirë, por vetëm mashtrime,"-shkruan Frrokaj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 23/08/2020 15:45

    Laci eshte drejtuar gjitmone nga e djathta dhe ka mbetur siq e la komunizmi. Te dale nje deputet i djathte dhe te akuzoj qeverin eshte kulmi i hipokrizise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?