Video shokuese, policia amerikane vret një tjetër afro-amerikan

13 Qershor 2020, 21:22| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 22:06

  • Share

Pas vdekjes së George Floyd është një tjetër afro-amerikan i vrarë nga policia në Shtetet e Bashkuara, dhe një video e re e shokuese që po qarkullon në rrjetet sociale.

Policia ka vrarë në një parkim në Xhorxhia në Atlanta një 27-vjeçar afro-amerikan, ndërsa pas ngjarjes kanë qenë të shumtë protestuesit që janë mbledhur në atë vend.

Sipas policisë amerikane, një patrullë kishte ndërhyrë mbrëmë për të arrestuar të riun, Rayshard Brooks, por ai ka reaguar duke i  rrëmbyer një polici një  "pajisje paralizuese" që ata përdorin kundër kriminelëve dhe ka tentuar të ikë.

Në atë moment policë qëlluan 3 herë afro-amerikanin në shpinë.  Policia e Atlantës konfirmoi episodin dhe hapi një hetim, në të cilin po verifikon edhe vërtetësinë e videos që po qarkullon në rrjet.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?