Pas plagosjes me bicak së ish të dashurës në Astir, dhe masakrës me kallashnikov në shtëpinë e ish-bashkëjetueses me të cilën ka një vajzë 4 muajshe, Dan Hutra dyshohet se është larguar me makinë drejt Kamzës, ku ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur Etleva Kurtin, 31 vjeçare.
Policia beson se është i njëjti autor pasi dëshmitarë kanë parë të largohet autorin me një makinë të zezë, të ngjashme me atë që Hutra u pikas pasi u arratis nga Paskuqani.
Dan Hutra dyshohet se kur ka qenë në burg, ka pasur konflikte me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurti i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Sipas dëshmisë së Kurtit, me Hutrën kanë pasur konflikte në burg ku e ka kërcënuar disa herë.
Një tjetër pistë hetimi është për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar. Ngjarja ndodhi në vitin 2018 kur Vladimir Kurti ka vrarë Agim Bucin në dyqanin e tij në prani të djalit të vogël 6 vjeç gjatë një tentative grabitje.
Në përditësim...
*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi
6 gra paska dash me vra mrena ores
Përgjigjupaska qen i tmershem ky hasani grave
PërgjigjuKafshet ne aksion. Ngelet njerez te eger perjete.
Përgjigju