Kronikë

Tjetërsim pronash në Kadastrën e Tiranës, hetimi nisi pas dyshimeve për blerje votash më 25 prill! Zbardhet dosja! 2 mln lekë në dorë për hipotekën e tokës

29 Korrik 2021, 12:10| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 16:10

  • Share

'Ndërmjetësi', operacioni i radhës i SPAK në goditje të korrupsionit vuri në pranga 3 persona dhe 3 të tjerë në hetim, njëri prej të cilëve i pezulluar nga detyra, nisi nga një hetim fillimisht për blerjen e votave.

Detaji zbulohet nga dosja hetimore, e cila është siguruar nga Report Tv. Në dosje thuhet se disa shtetas kanë ofruar shumë të konsiderueshme monetare për të votuar në mbështetje të një subjekti politik në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit.

Të arrestuar janë Gazmend Canaj, 49 vjeç, Admir Burri, 44 vjeç, Neritan Bablusha, 52 vjeç, të 3 të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”. Report Tv mëson se ata kryenin rolin e detyrës së sekserit, me qëllim tjetërsimin e pronave.

Në dosje flitet edhe për një shifër prej 2 milion lekë, ku me mesazhe telefonike Besnik Hyka, zyrtar i Kadastrës, i dërgon Gazmend Canaj me përmbajtien: "Gazi 2 milijon lekë i ke në dorë, vetëm nxirr certifikatën e tokës, i kam futur dokumentat“.

Ndërsa Canaj i përgjigjet: O gjigant a e ke vënë në vijë?

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?