Zyrat e Kadastrës

Tjetërsim pronash në Tiranë, SPAK shpall moskompetencë për 4 të pandehur! Dosja i kalon gjykatës së kryeqytetit

29 Gusht 2022, 12:27| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 13:25

  • Share

TIRANË- SPAK shpall moskompetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës. Pas shpalljes së moskompetencë, tashmë dosja i ka kaluar  gjykatës së kryeqytetit për të dhëne verdiktin ndaj 17 personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive. 

Prokuroria e posaçme shpalli moskompetencë për këtë dosje me argumentin se personat e përfshirë nuk janë zyrtarë të lartë. Tashmë  hetimet për Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla etj do kryhen nga prokuroria e Tiranës.

Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave  sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës. Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.

 Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u  zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë. Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?